Sporti

Cristiano Ronaldo shpallet lojtari i muajit në Arabinë Saudite

03/01/2023 08:10
nga:Lorik J

Cristiano Ronaldo është votuar si lojtari më i mirë i muajit shkurt në Saudi Professional League.

Një çmim pothuajse i dukshëm për kampionin portugez, i cili ka gjatë këtij muaji ka shënuar plot tetë gola dhe ka dhënë dy asist në katër ndeshje të luajtura me Al Nassr.

Lajmin e dhënies së këtij çmimi për portugezin e ka bërë publik vetë Saudi Professional League, krahas nëj video me momentet e Ronaldos te Al Nassr, të publikuar në “Twitter”.