Sporti

Cristiano Ronaldo reagon ashpër pas kritikave të Gary Lineker dhe Alan Shearer

09/12/2024 17:49
nga:E K

Cristiano Ronaldo i ka reaguar ashpër dy legjendave Gary Lineker dhe Alan Shearer.

Ata e sulmuan sulmuesin portugez pas veprimeve të tij në Euro 2024, ku filloi të qaj pas humbjes së penalltisë në ndeshjen kundër Sllovenisë.

Në podcastin e “The Rest Is Football”, Lineker e krahasoi sulmuesin e Al-Nassr me një nxënës të frustruar, derisa Shearer tha se CR7 ka probleme me egon e tij.

Por këtyre kritikave i është kundërpergjigjur ashpër Ronlado, gjatë një bisede me ish-shokun e tij te Manchester United, Rio Ferdinand.

“Ata nuk dinë asgjë. Është shumë më e lehtë të kritikosh sesa të vlerësosh atë që ke në të vërtetë. Ne e dimë se si funksionon shtypi, nëse flet pozitivisht asgjë nuk shitet, duhet të flasësh negativisht. Është normale. Dhe nëse flisni për Cristiano, do të vijë. në faqen e parë sepse jam djali më i ndjekur në botë.

Çfarë do të bëj? A do të qaj dhe më pas do të mbaroj karrierën time sepse më kritikuan dy minj? Bota më do! Tifozët më duan! Kjo është motivimi im askush nuk do të ma heqë shkëlqimin sepse dy djem nga televizioni që askush nuk i njeh më kanë kritikuar.”, ka deklaruar Ronaldo.