Sporti

Cristiano Ronaldo po ndjek një rekord të madh, i duhen veç edhe 10 gola!

05/05/2024 09:37
nga:Lorik J

Cristiano Ronaldo, pavarësisht se i afrohet dekadës së tij të pestë, vazhdon të mposht portierët në Arabinë Saudite, siç dëshmohet nga një tjetër hat-trick në fitoren 6-0 të Al Nassr ndaj Al Wehda-s.

Për portugezin ishte hera e tretë në shtatë ndeshjet e fundit që shënonte tre gola në një ndeshje dhe për të ishte arritja e 66-të e tillë në karrierë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ronaldo tani është pa pushim në rrugën e tij drejt 900 golave, për të cilët i duhen dhjetë të tjerë.

Ja golat e Ronaldos dje: