Kupa e Botës 2022

Cristiano Ronaldo nuk merr pjesë në seancën stërvitore sot

11/30/2022 15:46
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo nuk është i pranishëm në stërvitjen e sotme të Portugalisë.

Kjo është stërvitja e parafundit para takimit kundër Koresë së Jugut, në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Botërorit 2022, të planifikuar për të premten (16:00), shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas informacioneve zyrtare, kapiteni i Kombëtares nuk ka probleme fizike, dhe po bën vetëm punë rikuperimi në palestër.

Kujtojmë që Portugalia ka fituar dy ndeshjet e para në grup.

/GazetaBlic Sport/