Sporti

Cristiano Ronaldo njofton pensionimin e papritur nga Portugalia

11/05/2026 11:44
nga:L J

Legjenda portugeze Cristiano Ronaldo ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar.

41-vjeçari e bëri të ditur këtë vendim tronditës përmes një videoje në Instagram.

Sulmuesi i Al-Nassr shkaktoi polemika gjatë ndërprerjes së mëparshme për ndeshjet e kombëtareve, pasi u largua nga grumbullimi i skuadrës pas një konflikti me trajnerin Jorge Jesus.

Si pasojë, sulmuesi ikonik u dënua nga Federata Portugeze me pezullim 30-ditor dhe gjobë prej 255 eurosh, ndonëse ai kishte të drejtë të luante në ndeshjet e ardhshme  ndërkombëtare.

Ai ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij me Portugalinë, pikërisht para shpalljes së listës së lojtarëve për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

/GazetaBlic Sport