Sporti

Cristiano Ronaldo mbështet ofertën e Arabisë Saudite për Kupën e Botës 2034

12/05/2024 22:07
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo ishte një nga figurat e pranishme në prezantimin e kandidaturës së Arabisë Saudite për Botërorin 2034 .

Ylli portugez, i cili luan për Al Nassr , befasoi disa fëmijë duke marrë pjesë në këtë event. Më pas, në rrjetet sociale ai përsëriti mbështetjen e tij për kandidaturën.

“Kandidatura saudite po frymëzon kaq shumë futbollistë të rinj, me propozimin për rritje, dhe ishte kënaqësi të takova disa nga këta fëmijë që ëndërrojnë të mirëpresin botën në Arabinë Saudite në vitin 2034”, ka thënë ai në rrjetin social X.

/GazetaBlic Sport/