Sporti

Cristiano Ronaldo lëndohet, anulohen dy ndeshjet miqësore të Al Nassr në Kinë

01/23/2024 16:00
nga:Mergim Rreci

A mund të anulohet një ndeshje miqësore për shkak të mungesës së një lojtari të vetëm? Përgjigja është po , nëse është Cristiano Ronaldo . 

Al Nassr ka vendosur të shtyjë dy ndeshjet e planifikuara në Kinë për nesër dhe të dielën e ardhshme për një datë të mëvonshme për shkak të dëmtimit të yllit portugez, përcjell GazetaBlic Sport.

Al Nassr lëshoi ​​një deklaratë duke njoftuar shtyrjen e ndeshjeve për një datë të mëvonshme, pa specifikuar megjithatë arsyen.