Cristiano Ronaldo është kthyer për të folur për karrierën e tij në një intervistë të gjatë me Rio Ferdinand në TheFiveUK.
Gjatë intervistës ai ka folur edhe për periudhën e tij të fundit në Manchester United.
“Kur u ktheva isha shumë i lumtur. Isha një nga golashënuesit më të mirë dhe bëra gjëra të pabesueshme”, tha fillimisht Ronaldo.
“Me klubin e përfundova sezonin tim të parë me 37 gola dhe isha golashënuesi i tretë më i miri në ligë, shënova në fazën e grupeve të Champions League, në çdo ndeshje… Edhe në ligë shënova 17 ose 18 gola. Ishte e pabesueshme!”.
/GazetaBlic Sport


