Sporti

Cristiano Ronaldo kërkon finalen me Al-Nassr në Arabinë Saudite, përballen sot me Al Ittihad

01/26/2023 11:41
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohet ndeshja e vlefshme për Superkupën e Arabisë, atje ku do të përballen Al Ittihad dhe Al Nassr.

Ronaldo kërkon finalen me klubin e ri pasi në gjysmëfinale do ta kenë përball Al Ittihad në ndeshjen që zhvillohet nga ora 19:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Cristiano Ronaldo do të jetë jo vetëm titullar, por do të luajë sërish me shiritin e kapitenit, me shpresën që të arrijë finalen e tij të parë me arabët e Al Nassr, ku do të luajë për dy vite e gjysmë.

Ja formacionet e mundshme:

Al-Nassr: Al-Bukhari; Gonzalez, Al-Amri, Al-Oujami; Al-Ghannam, Gustavo, Al-Khaibari, Konan; Talisca, Ronaldo, Martinez

Al Ittihad: Victor; Al-Mowalad, Al-Mousa, Khateeb, Tisserand, Al-Obaid; Al-Kuwaykibi, Mohannashi, Hazazi, Vitinho; Quaison

/GazetaBlic Sport/