Skuadra e Al Nassr ka pësuar humbje ndaj Al Ahli në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite.
Al Ahli fitoi pas penalltive, pasi ndeshje në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 2:2.
Cristiano Ronaldo shënoi një gol në këtë ndeshje, poashtu nuk gaboi as nga 11-metërshi.
Por, ylli portugez mbetet pa trofe te skuadra arabe.
Është sezoni i tij i tretë dhe pa trofe.


