Cristiano Ronaldo ka kompletuar transferimin e tij tek skuadra e Arabisë Saudite, Al Nassr.
Ronaldo kaloi tek klubi arab si lojtar i lirë – ku nënshkroi kontratë deri në vitin 2025, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai mbrëmë ka arritur në qytetin e Riadit, ku sonte do të prezantohet para tifozëve.
Pak para prezantimit, ai ka falënderuar tifozët për pritjen e ngrohtë:
“Faleminderit Riad për pritjen e ngrohtë! Mezi pres t’ju shoh në stadium sonte”, ka shkruar Ronaldo në rrjetin social, Facook.
/GazetaBlic Sport


