Takimi i sotëm mes Manchester United dhe Villarreal do t’i shtojë listës tashmë të gjerë të rekordeve të Cristiano Ronaldos edhe një tjetër, i cili do të kryesojë renditjen e listës me më së shumti ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve.
Në raundin e parë të Grupit F, kundër Young Boys, reprezentuesi portugez luajti ndeshjen e 177 -të në Ligën e Kampionëve, duke barazuar rekordin e Iker Casillas, i cili për disa vite kishte kryesuar këtë renditje. Një numër që do të tejkalohet kur Ronaldo të dalë në fushë në “Old Trafford” për ndeshjen ndaj skuadrës spanjolle, përcjell GazetaBlic Sport.
Asi portugez është gjithashtu golashënuesi më i mirë në historinë e kompeticionit, me 135 gola. Nëse shënon, ai është 16 gola përpara golashënuesit të dytë më të mirë, Lionel Messi, i cili shënoi dje për PSG në fitoren ndaj Manchester City.
/GazetaBlic Sport/


