Sporti

Cristiano Ronaldo do të jetë kapiten kundër PSG

01/17/2023 08:27
nga:Lorik J

Gjatë mini-turit të tij në Arabinë Saudite, Paris Saint-Germain do të përballet me një përzgjedhje të lojtarëve më të mirë nga klubet saudite Al-Hilal dhe Al-Nassr, skuadra e re e Cristiano Ronaldos, të enjten më 19 janar.

Gjatë këtij takimi duhet të jemi dëshmitarë të duelit mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, përcjell GazetaBlic Sport.

Portugezi do të mbajë shiritin e kapitenit të përzgjedhjes së përbërë nga lojtarët më të mirë të dy skuadrave saudite, siç tregohet në një video të postuar nga Turki al-Sheikh në rrjetet sociale.

/GazetaBlic Sport