Sporti

Cristiano Ronaldo definitivisht ka kërkuar largimin nga Juventusi

08/26/2021 23:07
nga:Lorik J

Cristiano Ronaldo ka kërkuar largimin nga Juventusi.

Ylli portugez i futbollit nuk do të qëndrojë tek skuadra e Serie A dhe tani dëshiron një aventurë të re në top 5 ligat evropiane, shkruan GazetaBlic Sport.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka raportuar para pak çastesh se CR7 ka marrë vendim të largohet nga Juventusi.

Ai madje ia ka konfirmuar vendimin e tij drejtuesve të Juventusit, të cilëve iu ka kërkuar ta shesin.

Për shërbimet e tij aktualisht është interesuar vetëm Manchester City.

/GazetaBlic Sport.