Sporti

Cristiano Ronaldo barazon rekordin e madh në Ligën e Kampionëve

09/14/2021 17:55
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo, i cili ishte pjesë e skuadrës së fundit të Manchester United që fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2008, starton sonte në ndeshjen në Zvicër ndaj Young Boys.

Ole Gunnar Solskjaer bën tre ndryshime nga formacioni i fundit, pasi sonte startojnë Donny van de Beek, Fred dhe Victor Lindelof – të cilët nuk luajtën nga minuta e parë ndaj Newcastle, shkruan GazetaBlic Sport.

Por paraqitja e sotme e Ronaldos është e veçantë për të, pasi barazon rekordin e madh.

Cristiano Ronaldo barazon rekordin e Iker Casillas me më së shumti paraqitje në UCL nga një lojtar.

/GazetaBlic Sport