Rafael Leao, sulmuesi portugez i AC Milan, foli në konferencën për shtyp nga kampi i Portugalisë para sfidave me Irlandën dhe Serbinë.
“Ne presim dy finale, nuk po luajmë për barazim. Ne duam t’i fitojmë të dyja ndeshjet për të qenë të parët në grup. Jemi Portugalia, futemi gjithmonë në fushë me dëshirën për të fituar. Irlanda dhe Serbia janë dy skuadra shumë të forta, duhet të qëndrojmë të fokusuar edhe nëse do të ketë pak ankth për kualifikimin”, tha fillimisht Leao.
Jeni më i lumtur që punoni me Ibrahimovicin apo me Cristiano Ronaldon? “Gjithmonë përpiqem të mësoj prej tyre, ata janë dy lojtarë të mëdhenj. Jam më i lumtur që e ndaj fushën me CR7 sepse ai është një lojtar që e admiroj shumë”, përfundoi Leao.
/GazetaBlic Sport


