Roma shijoi humbjen e parë nën urdhërat e Mourinhos, mbrëmë ndaj Veronas me rezultat 3-2.
Mesfushori i Romës, Cristante tha se ‘të gjithë lojtarët bënë gabime’ kundër Hellas Verona.
Cristiante thotë se ky gabim nuk duhet t’ia humb entuziazmin, Romës, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ne nuk duhet të humbasim entuziazmin tonë”, tha fillimisht Cristante pas ndeshjes.
“Kur pranoni tre gola, të gjithë bëjnë gabime, ne do t’i shikojmë ato përsëri këtë javë”, vazhdoi ai.
“Ne bëmë gabime në të gjitha rolet. Si me topin ashtu edhe në disa zgjedhje mbrojtëse, duke hyrë në vështirësi në fillim të pjesës së dytë. Ne nuk u duruam. “Të gjitha skuadrat vuajnë nga lodhja; nuk duhet të jetë justifikim. Sezoni është i gjatë, ne duhet të rikthehemi te fitoret”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


