Sporti

Cremonese e pret sonte Milanin, Pioli ka vendosur të bëjë rotacion në formacion

11/08/2022 09:19
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit sonte përballet me Cremonesen.

Kampionët e Italisë luajnë në udhëtim me ekipin e sapo promovuar në Serie A me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Milanit, Pioli ka vendosur të bëjë disa ndryshime në këtë përballje.

Ballo Toure do të aktivizohet në vendin e Theo Hernandezit – i cili është i supenduar, teksa Origi do të marrë vendin e Giroud.

Leao gjithashtu do të pushohet – teksa vendin e tij do ta zë Rebic.

Calabria dhe Maignan janë të dëmtuar.

/GazetaBlic Sport