Showtime

Ç’po ndodh? Arjan Konomi zbulon pamjet e Ledjanës ulur në prehrin e Mevlanit!

05/13/2021 11:16
nga:G C

Ndonëse nuk është më pjesë e “Përputhen”, Ledjana dhe Mevlani po e vazhdojnë jashtë njohjen e tyre. Së fundmi, Arjan Konomi ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet pranë dyshes.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, në 9 muaj në “Përputhen”, shumë njerëz më kanë plasur shpirtin, ama për dy veta më ka plasur edhe zemra. Do thoni ju kush janë këta? Ja i kam këtu pranë”, është shprehur opinionisti në video, ku Ledjana dhe Mevlani shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Edhe pse u largua se nuk deshi një takim romantik, Ledjana nuk ngurron te pozojë mbi prehrin e Mevlos në postimet e Arjanit.