Ish-shefi i Qendrës Koordinuese për Kosovë, Nebojsha Çoviq, ka thënë se pas suspendimit të kryetares së gjykatës në Mitrovicën e Veriut, Ljiljana Stevanoviq, mbetet të shihet nëse do të pasojnë provokime të reja apo Brukseli do ta ndalë idenë e Albin Kurtit për të provokuar Serbinë.
“Shkarkimi i kryetarit të Gjykatës Themelore është provokimi i fundit në serinë e atyre që po ndodhin së fundmi, mendoj se në pjesën më të madhe të shkojnë deri në fund”, tha Çoviq për Tanjug, duke shtuar se pas porosisë të dërguar me shkarkimin e Stevanoviqit, mbetet për t’u parë se a do të pasojnë shkarkime tjera.
Do të shohim nëse Brukseli do t’i ndalë, sepse këtu mund të “luajnë në faza”, tha Çoviq, duke theksuar se pritej që Kurti të thoshte se nuk dinte asgjë për këtë, ndonëse dihej se ai po zbatonte të gjithë idenë për të provokuar Serbinë.
Sipas Çoviqit, mbetet të shihet nëse do të akuzohen edhe policët që ishin në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ai gjithashtu vlerësoi se seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë nuk ishte në funksion të provokimit dhe shkaktimit të trazirave, por të stabilizimit dhe qetësimit të komunitetit serb.
Çoviq shtoi se padyshim që nuk i shkonte për shtati Prishtinës dhe se ata donin që komuniteti serb të përgjigjej në mënyrë të pakontrolluar, të dhunshme dhe të krijonte një incident.
Çoviq kujtoi se ai një vit më parë ka thënë se Marrëveshja e Brukselit kishte vdekur dhe se është duke u mbajtur në jetë me aparate.
“Kjo ndodhi dhe Serbia duhet të fillojë të rivendosë sistemin e saj”, tha Çoviq, duke theksuar “se nuk duhet të harrojmë se Serbia në Kosovë nuk kishte institucione paralele, por institucionet e saj shtetërore dhe nëse diçka është paralele, atëherë ato janë institucionet në Prishtinë”.


