Lajme

Covid thyen të gjitha rekordet në Rusi: Mbi 32 mijë raste dhe 999 të vdekur!

10/15/2021 22:17
nga:Y I

Në Rusi është shënuar një tjetër rekord viktimash nga Covid.

Autoritetet e shëndetësisë kanë njoftuar sot 999 vdekje, shifër e lartë kjo krahasuar me një ditë më parë, 985.

Sot janë konfirmuar 32 196 raste të reja, shifër kjo gjithashtu rekord sa i takon infeksioneve.

Në Moskë, 6,631 raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit, krahasuar me 6,712 një ditë më parë dhe 70 vdekje.

Kremlini ia atribuon rritjen e rasteve në Rusi shkallës së ulët të vaksinimit.

/abcnews.al/