Lajme

COVID-19 – Shpend Ahmeti ka një informacion të rëndësishëm!

01/17/2022 16:41
nga:Gazeta Blic

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook dy hulumtime nga Kosova rreth situatës me COVID-19, e të cilat janë publikuar në revista ndërkombëtare.

“Dy hulumtime tonat për COVID tanimë janë botuar në Revista Ndërkombëtare duke na bërë ushtarë në luftën globale shkencore kundër COVID”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

“Faleminderit të gjithë autorëve në krye me dr. Ilir Hoxha të cilët me muaj të tërë punuan që ta kuptojmë më mirë situatën në Prishtinë”.

Ahmeti tha që shpreson që Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës të veprojë në mënyrë më adekuate lidhur me situatën.

“Shpresojmë që kjo t’i shërbejë IKSHP-së që janë përgjegjës për hulumtime të tilla që të adresojnë situatën më mirë”.