Lajme

Covid-19 “gjunjëzon” Shqipërinë: Shifra rekord gjatë 24 orëve të fundit

01/21/2022 19:26
nga:Gazeta Blic

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 9485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 2670 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 2152 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

LAJMI I FUNDIT: Qeveria merr vendim, këto janë masat e reja anti-COVID