Lajme

320 pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme për Covid-19

05/14/2021 13:06
nga:Y I

Në QKUK por edhe në spitalet e përgjithshme janë në në trajtim 320 pacientë, përcjell Gazeta Blic.

208 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 19 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 223 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 155 pacientë, 9 prej tyre në gjendje të rënduar, 106 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 121 me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

COVID-19: Në ShSKUK po trajtohen 320 pacientë

Bazuar në raportet nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjthshme, të shtrirë si pasojë e COVID-19, janë në trajtim 320 pacientë.
208 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 19 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 223 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 155 pacientë
9 prej tyre në gjendje të rënduar

106 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
121 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 65 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 16 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 60 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 8 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 165 pacientë
10 prej tyre në gjendje të rënduar

102 të konfirmuar pozitivë
98 me oksigjeno-terapi