Lajme

COVID-19, 12 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

06/06/2022 18:57
nga:G B

Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 188 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në këto bashki: 8 në Tiranë, 2 në Lushnje, nga 1 qytetar në Vlorë, Kolonjë.

Janë 292 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,626 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 188

Testime totale 1,832,062
Raste pozitive 276,415
Raste të shëruara 272,626
Raste Aktive 292
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 195
Fier 47
Vlorë 22
Durrës 9
Korçë 5
Gjirokastër 5
Lezhë 2
Elbasan 2
Shkodër 2
Dibër 1
Berat 1
Kukës 1.