Coutinho është zyrtarisht lojtari i Aston Villas pasi kompletoi kalimin e tij permanent te skuadra angleze nga Barcelona.
Aston Villa ka paguar 20 milionë euro për transferimin e brazilianit nga Barcelona, shkruan GazetaBlic Sport.
“Magjiku i vogël” i cili dështoi të gjejë formën e tij më të mirë te Barca, ka pranuar reduktim drastik të pagës së tij për të qëndruar te skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard.
Coutinho ka reduktuar pagën e tij në 70 përqind nga 550 mijë euro që merrte në javë te Barca, në 147 mijë te Aston Villa.
/GazetaBlic Sport/


