Sporti

Coutinho drejt largimit nga Aston Villa, merr ofertë nga Turqia

07/02/2023 21:55
nga:E K

Phillipe Coutinho ka marrë një ofertë nga futbolli turk. Pas një periudhe të hidhur te Barcelona, ​​mesfushori i Aston Villas nuk po shkëlqen as te klubi anglez.

As mbërritja e Unai Emery si trajner nuk ka shërbyer për të rikuperuar versionin më të mirë të brazilianit, ndaj e ardhmja e tij mund të jetë jashtë skuadrës së Birminghamit.

Sipas medias turke “Milliyet”, Besiktasi ka besim se mund ta kthejë Coutinhon në formën më të mirë.

Ideja e drejtuesve të klubit turk është ta marrë në formë huazimi me opsionin e blerjes.