Thibaut Courtois ka theksuar rëndësinë e madhe që Vinicius Junior ka për Real Madridin, duke nënvizuar se skuadra madrilene ka nevojë për versionin më të mirë të yllit brazilian nëse synon të triumfojë në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
Portieri belg e bëri të qartë se kontributi i Viniciusit mund të jetë vendimtar për objektivat e klubit, duke vlerësuar cilësitë dhe ndikimin e tij në lojën e ekipit.
“Nëse duam të luftojmë për gjithçka, do të kemi nevojë për Viniciusin më të mirë”, u shpreh Courtois.
Mesazhi i portierit është i qartë: Real Madridi synon të fitojë çdo trofe të mundshëm dhe forma më e mirë e Vinicius Junior do të jetë një element shumë i rëndësishëm në rrugëtimin drejt këtyre objektivave.
/GazetaBlic Sport/

