Sporti

Courtois për golin e Endrick: Endrick e tregoi karakterin e tij duke mos pasuar te Mbappe apo Vinicius.

09/17/2024 23:37
nga:Lorik J

Endrick ka marrë disa vlerësime të larta nga shoku i tij i skuadrës në Real Madrid, Thibaut Courtois, pasi shënoi në fitoren 3-1 ndaj Stuttgartit.

Portieri belg tha pas fitores: “Endrick e tregoi karakterin e tij duke mos pasuar te Mbappé apo Vinícius.

“Pse gjuajti Endrick? Nëse ai gabon, do ta dënohet, por nëse shënon… Kjo tregon se ai ka një personalitet të madh.”

Endrick është bërë golashënuesi më i ri i Real Madridit në Champions League duke shënuar golin e tij të parë në moshën 18-vjeçare.

Por Courtois gjithashtu luajti një rol kryesor në fitore, duke bërë një numër pritjesh për të ndihmuar skuadrën e tij të fitonte.

/GazetaBlic Sport