Sporti

Courtois pas lëndimit: Jam i mërzitur, por do të kthehem më i fortë se kurrë, e ndjej mbështetjen tuaj

03/19/2024 19:31
nga:Lorik J

Një tjetër goditje për Thibaut Courtois.

Portieri i Real Madridit, i cili nuk ka luajtur ende këtë sezon për shkak të një këputjeje të ligamentit në gjurin e majtë, ishte gati të kthehej në fushë – por në stërvitje këtë të martë, ai dëmtoi gjurin tjetër.

Pas lëndimit, Courtois ka reaguar, duke thënë se do rikthehet më i fortë.

“Jam i mërzitur për këtë dëmtim të ri, por është vetëm një pengesë e vogël. Do të kthehem më i fortë se kurrë. E ndjej mbështetjen tuaj”, tha ai pas lëndimit të meniskut.

/GazetaBlic Sport