Kupa e Botës 2022

Courtois nuk ka në plan pensionimin nga kombëtarja, synon Botërorin 2026

12/05/2022 17:08
nga:E K

Portieri i Real Madridit dhe Belgjikës, Thibaut Courtois nuk ka në plan të pensionohet nga kombëtarja e tij.

Belgjika nuk tregoi formë të mirë në Botërorin Katar 2022, duke u eliminuar qysh në fazën e grupeve.

Për disa nga futbollistët belgë ky mund të ketë qenë Kampionati i tyre Botëror i fundit, por jo edhe për Courtois.

30 vjeçari tregon që synim ka të jetë në Botërorin e vitit 2026.

Sigurisht që dua të luaj në Kupën e Botës në vitin 2026. Ky është objektivi im”, ishin fjalët e tij për ‘AS’.

Kupa e Botës 2026 do zhvillohet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë.