Sporti

Courtois: Luajtëm kundër një ekipi që po kalon sezon fantastik, duhet të jemi krenar me veten

05/18/2023 13:32
nga:E K

Pas eliminimit të Real Madridit nga Manchester City, portieri i Blancos, Thibaut Courtois, komentoi humbjen 4-0 në Etihad Stadium përmes mikrofonave të MoviStar+.

“Fillimisht e mbajtëm mirë presionin që ata sollën me të gjithë lojtarët e tyre. Problemi është se ne nuk mundëm t’u krijonim probleme dhe kjo u jepte gjithnjë e më shumë besim. Nëse Kroos nuk do të kishte goditur traversën historia e ndeshjes do të kishte qenë ndryshe, përcjell GazetaBlic Sport.

Më shumë se humbja në vetvete, dhemb mënyra se si arriti. Për mua është një humbje shumë e vështirë, por duhet të jemi krenarë për progresin që kemi bërë. Ne luajtëm kundër një ekipi të madh, i cili po kalon një sezon fantastik”.

/GazetaBlic Sport/