Sporti

Courtois: Kur rezultati u bë 1-1, Manchester City e dinte se kjo do të ndodhë

05/05/2022 00:03
nga:L J

Thibaut Courtois është shprehur shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Manchester Cityt dhe kalimin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Real Madrid fitoi me përmbysje ndaj Manchester Cityt me rezultatin 3-2 pas vazhdimeve, për të siguruar një vend në finalen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Courtois tha se skuadra e Cityt e dinte që kjo do të ndodhte kur rezultati u barazua.

“Nuk do të them që City kishte ‘frikë’ – po kur rezultati u bë 1-1, ata e dinin që kjo do të ndodhte”, tha Courtois pas ndeshjes për mediat ndërkombëtare.

/GazetaBlic Sport