Sporti

Courtois foli për herë të parë për sherrin me trajnerin: Nuk shkoj në Europian!

12/20/2023 12:37
nga:Lorik J

Portieri i skuadrës belge të futbollit Thibaut Courtois ka bërë të ditur se nuk do të luajë në Kampionatin Evropian edhe nëse shërohet me kohë nga një lëndim në gju. Shkak është bërë konflikti me trajnerin Domenico Tedesco, megjithëse Courtois shprehet se nuk dëshiron të mbrojë në Euro nëse nuk është në 100 për qind.

Portieri i Realit u zemërua me Tedescon kur në ndeshjen kundër Austrisë nuk i dha shiritin e kapitenit, ndonëse shpresonte të festonte paraqitjen e tij të 100-të jubilar me fanellën e kombëtares.

“Kevin De Bruyne ishte i lënduar dhe trajneri na tha vetëm disa orë para ndeshjes së parë se Romelu Lukaku do të ishte kapiten kundër Austrisë dhe unë kundër Estonisë tre ditë më vonë. Trajneri më dha shtatë arsye të ndryshme pse Lukaku është kapiten. Diçka më këputi në atë moment. Nuk durova më, pas ndeshjes me Austrinë u ula me Tedescon dhe drejtorin e kombëtares Franky Vercauteren dhe folëm hapur”, tha Courtouis.

“Përzgjedhësi më bëri shumë presion që të mos largohem dhe madje më kërcënoi se do t’i tregonte shtypit gjithçka që folëm privatisht në atë takim. Unë i thashë se ishte joetike dhe se ishte një shkelje e qartë e besimit mes lojtarët dhe përzgjedhësit. Nesër foli në media dhe e di që ai u ka dhënë të gjitha informacionet. I kërkoj falje tifozëve që u largova nga kombëtarja, por nuk durova dot padrejtësinë në atë moment”, tha Courtois.

Pas këtyre deklaratave, Federata e Futbollit të Belgjikës bëri të ditur se i vjen keq që 31-vjeçari Courtois deklaroi se nuk do të mbrojë në Euro.

/GazetaBlic Sport