Real Madridi dëshiron ta mbajë gjigantin e tyre belg në portë, Courtois dhe ata kanë marrë përgjigje reciproke, pasi portieri gjithashtu dëshiron një marrëveshje të re.
Zgjatja ime e kontratës? “Negociatat janë duke u zhvilluar. Dua të qëndroj te Real Madridi sa më gjatë të jetë e mundur. Ëndrra ime është të dal në pension te Real Madridi”, thotë Thibaut Courtois sipas Football Espana.
33-vjeçari Thibaut Courtois ka fituar 14 tituj me klubin nga kryeqyteti, përfshirë katër trofe të La Ligës dhe dy triumfe të Ligës së Kampionëve.
Belgu iu bashkua Real Madridit në vitin 2018.
/GazetaBlic Sport


