Sporti

Costacurta: Liverpooli është shumë më i fortë se Milani, e meritoi fitoren

09/16/2021 11:53
nga:Lorik J

Ish mbrojtësi i Milanit, Alessandro Costacurta tha se Liverpooli e meritoi fitoren të mërkurën ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve.

Ata dominuan për 75 minuta, sipas ish lojtarit të Liverpoolit, Costacurta, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë nuk pashë ndeshje të bukur nga Milani,” tha Costacurta për Sky Sport Italia.

“Mendoj se ata ishin të dominuar dhe nën presion për 75 minuta, pavarësisht 10 minutave të shkëlqyera në pjesën e parë. Besoj se fitorja e Liverpoolit është e merituar dhe mendoj se edhe ata e merituan edhe një gol.”

“Sipas mendimit tim, Liverpooli është shumë më i fortë se Milani”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport