Ndeshja e sotme në “Wanda Metropolitano” mes Manchester United dhe Atletico Madrid ka përfunduar baraz me rezultatin 1-1.
Joao Felix shënoi me kokë për vendasit në minutën e shtatë – kurse për rezultatin final dhe barazimin e takimit u përkujdes 19 vjeçari, Elanga, i cili shënoi pas 80 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, sulmuesi i Atletico Madridit, Angel Correa e vlerësoi ndeshjen e skuadrës së tij kundër Manchester United.
Barazimi: “Ne kemi një shije të hidhur, ekipi bëri një përpjekje të madhe dhe të barazonim kështu për shkak të gabimit tonë është turp”, tha fillimisht ai.
“Ne e dinim se çfarë lojtarësh ka rivali dhe minimumi që ata kanë mund t’ju lëndojnë. Në të vetmin rast që kishin ata na kanë shënuar”.
“Unë mendoj se ndeshja e kthimit do të jetë një lojë e ngjashme me këtë dhe shpresoj se gjërat mund të funksionojnë për ne dhe ne të kalojmë tutje, gjë që ne të gjithë duam”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


