Lajme

Arti shqiptar në zi, koronavirusi i merr jetën aktorit të njohur

05/05/2021 09:25
nga:Y I

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19 artisti i madh shqiptar Guljelm Radoja.

Ai ka ndërruar jetë në spitalin Covid 2 në Tiranë, ku po mbahej i intubuar.

Fillimisht aktori 76-vjeçar ishte shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, një repart i të cilit trajtonte rastet Covid, dhe më pas u soll në spitalin Shefqet Ndroqi në gjendje të rënduar, në intubim.

Ai nuk ka mundur që të fitojë dot betejën me Covid, dhe është shuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.