Duke folur si zakonisht, Antonio Conte kritikoi ashpër mënyrën se si drejtuesit e klubit e trajtuan merkaton e janarit.
Sipas trajnerit, largimet e Dele Alli (Everton), Bryan Gil (Valencia), Giovani Lo Celso (Villarreal) dhe Tanguy Ndombele (Lyon) nuk u mbushën siç duhet me nënshkrimet e Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur, të dy nga Juventusi, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ajo që ndodhi në merkato nuk është e lehtë për trajnerin. Humbëm katër lojtarë të rëndësishëm dhe sollëm vetëm dy. Në vend që të përforcohej, skuadra u dobësua, megjithëse Bentancur dhe Kulusevski janë baste të mira, sepse Tottenham kërkon lojtarë të rinj me aftësi për të evoluar dhe jo lojtarë të gatshëm. Ky është problemi.
Nëse një klub dëshiron të rritet dhe të bëhet konkurrues shpejt, është e pashmangshme të ketë lojtarë me shumë përvojë. Por gjithsesi, tani e kuptoj se çfarë vizioni kanë për klubin”, ka theksuar italiani në një intervistë për Sky Sport.
/GazetaBlic Sport/


