Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte nuk do të jetë në krye të ndeshjes së së dielës në Premier League kundër West Ham United, pasi ai mbetet me familjen në Itali, ku do të vazhdojë rikuperimin nga operacioni i fshikëzës së tëmthit dy javë më parë.
Të martën, Conte udhëhoqi skuadrën në San Siro në një humbje 1-0 ndaj Milanit në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve.
“Pas një kontrolli rutinë pas operacionit të mërkurën në Itali, u vendos që Antonio Conte do të qëndrojë në shtëpinë e familjes së tij për t’u rikuperuar plotësisht nga operacioni. Shëndeti është parësor dhe të gjithë në klub i urojnë atij një shërim të shpejtë,” tha Tottenham në një deklaratë.
Në mungesë të Contes, rolin e trajnerit të parë do ta marrë ndihmësi i tij Cristian Stellini. Ai gjithashtu udhëhoqi skuadrën 11 ditë më parë në fitoren 1-0 kundër Manchester Cityt, vetëm katër ditë pas operacionit të Contes, kështu që Conte u kthye në stol fundjavën e kaluar. Tottenham e humbi atë ndeshje 1:4 nga Leicester City.
/GazetaBlic Sport


