Sporti

Conte projekton një tjetër transferim të madh tek Tottenham

06/03/2022 08:07
nga:Mergim Rreci

Gjashtë muaj huazim te Barcelona, nuk i mjaftuan anësorit spanjoll Adama Traore, për të bindur trajnerin Xavi, ndaj klubi katalanas ka vendosur të mos ushtrojë të drejtën e blerjes së tij nga Wolves.

Sipas mediave angleze, Traore do të rikthehet te”ujqërit” megjithatë jo për shumë gjatë, pasi klubi dëshiron ta shesë dhe së fundi për kartonin e tij ka shfaqur interes edhe Tottenhami.

Antonio Conte e shikon Traore si anësorin perfekt për krahun e djathtë në skemën e tij 3-5-2 dhe beson se bashkë me Perisiç në të majtë, mund të kompletojë mirë pozicionet më delikate të rreshtimit të tij.

Kartoni i Traore vlerësohet rreth 20 milionë euro, duke qenë se spanjolli është në vitin e fundit të kontratës me Wolves, ndaj Tottenham do të provojë ta marrë sa më shpejt në Londër.