Skuadra e Napolit ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në Serie A.
Me rezultat 0 me 3, Napoli triumfoi ndaj Fiorentinës në ‘Artemio Franchi’, shkruan GazetaBlic Sport.
Neres, Lukaku dhe McTominay realizuan golat e fitores për ekipin e drejtuar nga Antonio Conte.
Amir Rrahmani luajti 90 minuta në kë sfidë, duke bërë një paraqitje shumë pozitive.
Me këtë fitore, Napoli renditet në vendin e parë në Serie A me 44 pikë, tre më shumë se Interi i vendit të dytë.
/GazetaBlic Sport/