Sporti

Conte nuk pret dot, gjen zëvendësuesin e De Bruyne

11/12/2025 14:29
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka filluar të kërkojë një zëvendësim për Kevin De Bruyne, i cili do të mungojë për katër muajt e ardhshëm për shkak të një dëmtimi.

Belgu mbërriti në fillim të sezonit si një lojtar kryesor, por u lëndua, që do të thotë se do të mungojë për një kohë të gjatë.

Edhe pse pritet të kthehet në shkurt, trajneri Conte nuk po rrezikon. Ai është i vetëdijshëm se sa e rëndësishme është për të vazhdimësia në ekip, prandaj i ka kërkuar tashmë drejtorit sportiv Giovanni Manna të gjejë një zëvendësues cilësor për të ruajtur ritmin dhe për të mbrojtur titullin.

Sipas informacioneve nga mediat italiane, Napoli ka gjetur tashmë një zëvendësues për De Bruyne dhe bëhet fjalë për një lojtar të Manchester United. Ky është Kobbie Mainoo, mesfushori i talentuar që mund të transferohet te Napoli në janar.

/GazetaBlic Sport/