Trajneri i Napolit, Antonio Conte pranoi se skuadra e tij nuk performoi në nivelin e lartë të pritur në humbjen 3-0 ndaj Atalantës në shtëpi.
Specialisti italian i dha meritat skuadrës së Bergamos, duke u shprehur se ata janë ekip më i mirë.
“Duhet të jem i sinqertë dhe mendoj se skuadra nuk u paraqit në mënyrën e duhur. Mund të kishim bërë më mirë në disa gjëra, por nuk kam asgjë për t’i thënë skuadrës për sa i përket angazhimit dhe dëshirës. Statistikat janë shumë të balancuara”, tha Conte.
“Deri më tani kemi bërë shumë mirë dhe kemi takuar një ekip që mendoj se është më i fortë se ne”, vazhdoi Conte.
“E thashë tashmë në konferencë. Ata kanë ecur në të njëjtën rrugë të gjatë për shumë vite”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport