Antonio Conte këmbëngul se ai ‘nuk mund të krahasojë’ Interin dhe Tottenhamin pasi Nerazzurri i kërkuan atij të fitonte në dy vjet, kurse te Spurs nuk i kërkuan një gjë të tillë.
Tekniku italian kaloi dy sezone në Stadio Meazza, duke fituar Scudetton e parë në 11 vjet për Interin gjatë sezonit të tij të dytë dhe të fundit në klub, përcjell GazetaBlic Sport.
“Mendoj se kur Interi erdhi në shtëpinë time për të më kërkuar të shkoja atje, më kërkuan të fitoja në dy vjet dhe më dhanë mundësinë të bëj atë që dua”, tha ai në një konferencë për shtyp, cituar nga Football London.
“Unë mund t’ju them këtë. Me Tottenhamin, sinqerisht, ne nuk folëm për këtë. Ndoshta objektivi është ndryshe sepse në Itali kishte vetëm Juventus, gjithashtu Milan dhe Napoli, por Juventus ishte i pari që fitoi nëntë tituj radhazi”, vazhdoi italiani.
“Kur e dini se keni vetëm një kundërshtar dhe gjithashtu mundësinë e klubit, dëshironi të fitoni në dy ose tre vjet. Në dy vite fituam dhe tani Interi është një nga skuadrat më të mira në Itali”, shtoi trajneri i Spurs.
“Tani situata që kam gjetur [këtu] është krejtësisht ndryshe, ne nuk mund ta krahasojmë situatën me përvojën time në Inter Milan. Për këtë arsye duhet të jemi të fokusuar që sezonin ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, atëherë situata do të jetë shumë më e qartë”, përfundoi Conte.
/GazetaBlic Sport/


