Antonio Conte ka hedhur dyshime të mëtejshme mbi të ardhmen e tij në Tottenham Hotspur në një konferencë të zjarrtë për shtyp pas eliminimit nga Milani në Champions League.
Taktikani italian pritet të largohet në fund të sezonit, pas rezultateve jo të mira me klubin anglez, shkruan GazetaBlic Sport.
Conte u ul në një konferencë për shtyp sot dhe praktikisht konfirmoi largimin e tij nga Spurs pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.
“Kemi nevojë për kohë dhe durim. E kuptova që këtu ka mbaruar durimi për tifozët, për mjedisin dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha ish-trajneri i Interit, Juventusit dhe Italisë.
“Nuk jam aq budalla sa të vras veten. Nëse më pyet tani a jam gati të vdes për këtë klub? Po. Deri në fund jam gati të vdes për këtë klub. Por nuk jam aq budalla sa të vras veten”, tha Conte.
/GazetaBlic Sport/


