Sporti

Conte: Nuk dua të flas për vendimin e gjyqtarit për golin e Newcastle – nuk kishim kontrollin e lojës

10/23/2022 20:42
nga:E K

Tottenham u mposht sot nga Newcastle.

“Laraskat” fituan në udhëtim me rezultat 1-2 me golat e Wilson dhe Almiron, kurse për Spurs realizoi Kane, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për media u paraqit trajneri i Tottenham, Antonio Conte.

Italiani tha se skuadra e tij nuk arriti ta kontrollonte duelin.

“Ne nuk mundëm të kontrollonim ndeshjen, nuk dua të flas për vendimin e arbitrit për golin e Newcastle”, tha Conte.