Ish-trajneri i Interit dhe Chelsea Antonio Conte është ndër favoritët për të marrë drejtimin e Arsenalit nëse Mikel Arteta shkarkohet.
Pozicioni i Artetas tashmë është i lëkundur pas sezonit të kaluar, por u bë edhe më i diskutuar pas humbjeve në Premier League ndaj Brentfordit të sapo promovuar dhe rivalëve lokal, Chelsea, shkruan GazetaBlic Sport.
Raportohet se Arteta ka marrë ultimatum nga drejtuesit e Gunners se pesë ndeshjet e ardhshme do jenë vendimtare për pozitën e tij, kurse “Independent” raporton se nëse trajneri spanjoll shkarkohet me shumë gjasë Conte do jetë zëvendësuesi i tij.
Conte nuk mund të marrë drejtimin e klubeve italiane si shkak i kontratës së tij paraprake me Interin kështuqë Arsenali duket si puna e ardhshme e trajnerit italian.
/GazetaBlic Sport/


