Hugo Lloris do të hyjë në një proces të zgjatur rikuperimi pas një dëmtimi të marrë gjatë ndeshjes me Manchester Cityn, të dielën e kaluar.
Një dëmtim i ligamentit të gjurit që nuk kërkon operacion, por që kërkon një ndërprerje aktiviteti nga gjashtë deri në tetë javë, sipas mediave të ndryshme në Angli, transmeton GazetaBlic Sport.
Në skenarin më të keq, portieri francez do të humbasë gjithsej 12 ndeshje për Spurs, duke përfshirë dy që i referohen fazës së 16-tës së Ligës së Kampionëve me Milanin, Sheffield United për Kupën FA dhe Chelsean, mes të tjerëve në Premier League.
Gjatë kësaj periudhe, zgjedhja për të ruajtur portën e Tottenhamit duhet të bjerë mbi Fraser Foster. Që kur mbërriti në White Hart Lane verën e kaluar nga Southampton, 34-vjeçari anglez ka bërë katër paraqitje: dy në FA Cup, një në Kupën e Ligës dhe një në Premier League.
/GazetaBlic Sport/


