Sporti

Conte: Mendoj se Qarabag është një lloj zbulimi në këtë Ligë të Kampionëve

11/24/2025 18:57
nga:Lorik J

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, siguroi se skuadra është e përqendruar në ndeshjen e ardhshme kundër Qarabag në Ligën e Kampionëve, e cila do të luhet të martën, më 25 nëntor, në stadiumin Diego Maradona në Napoli.

“Mendoj se Qarabag është një lloj zbulimi në këtë Ligë të Kampionëve. Ata do të luajnë me një ritëm intensiv dhe ne do të duhet të luajmë me përqendrim maksimal. Ata mposhtën Benfican dhe përfunduan të barabartë me Chelsean”, vlerësoi Conte.

“Ata kanë lojtarë të fortë. Nesër është përvjetori i vdekjes së Diego Maradonës. Do të ishte shumë mirë t’ia dedikonim fitoren atij”, shtoi trajneri i Napolit.

Napolitanët kanë vetëm 4 pikë pas 4 ndeshjeve të para të fazës kryesore në Ligën e Kampionëve dhe ndodhen në vendin e 24-të, ndërsa Qarabag është i 15-ti me 7 pikë.

/GazetaBlic Sport